Disa politikanë të Kosovës, pjesa dërrmuese nga radhët e opozitës kanë udhëtuar në Uashington, për të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, që mbahet në Kongresin Amerikan. Regjimi në këtë ngjarje përfaqësohet vetëm nga deputeti, Gazmend Gjyshinca. Deri tani, nuk kanë shkuar në këtë ceremoni tre krerët e shtetit: Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, as Albin Kurti. Lutjet e Mëngjesit janë një ceremoni e përvitshme që mbahet në Kongresin Amerikan të enjten e parë të muajit shkurtit. Një e treta e pjesëmarrësve janë jashtë Amerikës. Kjo ngjarje është e njohur në Kosovë, pasi liderët zakonisht japin lajmin në fund të janarit se do të udhëtojnë në Uashington. Kështu ndodhi edhe këtë vit, por ndryshe prej herëve tjera, atje udhëtuan kryesisht liderët opozitarë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …