Disa prej dëshmitarëve në gjykimin kundër Salih Mustafës janë përfshirë edhe si dëshmitarë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë. Kjo është evidentuar në një dokument ku Gjykata Speciale ka kërkuar që disa materiale konfidenciale nga rasti i Mustafës të përdoren në rastin e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi e të tjerëve. Deri më tani, asnjë dëshmitar i rastit të Mustafës nuk ka dëshmuar në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë, megjithatë, disa prej tyre janë në listë. Paneli i gjyqtarëve është duke e shqyrtuar këtë çështje duke përfshirë masat mbrojtëse për dëshmitarët dhe atyre që quhen viktima. Gjykimi në rastin e Salih Mustafës ka përfunduar edhe në Gjykatën e Apelit, i denuar me 22 vjet burg.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …