Të entuziazmuar nga vendimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, qytetarë të shumtë kanë vërshuar sot nëpër sportelet e Zyrës së Shërbimit Civil nëpër komunat e vendit për t’u pajisur sa më parë me pasaporta biometrike. Radhët e gjata para sporteleve për aplikim për pasaporte janë krijuar që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ndonëse ende nuk kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza për në vendet e Bashkimit Evropian. Vendimi përfundimtar për lëvizjen e lirë dhe pa viza për qytetarët e Kosovës pritet të merret pas disa muajve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …