David Phillips: Marrëdhëniet e vështira të Albin Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Duket se disa shtete të Evropës, përmes Albin Kurtit po synojnë ta largojnë Kosovën nga Amerika

Situata më e re politike në Kosovë, kur Albin Kurti madje edhe krekoset me qëndrimin e tij të hapur kundër Amerikës, nuk ka të bëjë me trimërinë e tij, sepse atë nuk e ka në gjene, as në intelekt, por mjerisht ka të bëjë me mbështetjen tash për tash të heshtur të Gjermanisë e Francës, të cilat kanë projektet e tyre të ndryshme për të ardhmen e Kosovës, në radhë të parë duke marrë si shembull bashkimin  e dy Gjermanive që do të thotë bashkimin e Kosovës me Serbinë, pas 10 viteve. Ky nuk është projekt amerikan.  Ky projekt ka dalë nga zyrat  e pasardhësve të Bizmarkut dhe ato të konferencave të Versajes e të Londrës. Pa  një siguri të tillë, nga qarqe të besueshme të këtyre shteteve, Albin Kurti nuk do të guxonte të pipëtinte kundër amerikanëve, jo më ta fyejë e ta quajë naiv dhe të padijshëm përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Fakti se Gjermania e Franca nuk po e qortojnë Kurtin është mjaft domethënës. Për më tepër, Anglia edhe pse me rezervë,  po e merr në mbrojtje.

Edhe pse Franca, Gjermania dhe Anglia parimisht e kanë përkrahur dhe e përkrahin pavarësinë e Kosovës, këto tri shtete kanë raporte shumë më të mira politike, tregtare ekonomike me Serbinë, sesa me Kosovën, pavarësisht se Beogradi zyrtar hapur e ka bërë me dije se nuk do të vendos sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të një pjese të Ukrainës. Edhe fakti tjetër se NATO-ja mori  nga Turqia një kontingjent të madh të forcave ushtarake, ka të bëjë me një plan të ri për të ardhmen e Kosovës.  Forcat turke në vendin tonë, që janë në kuadër të NATO-s, nuk i kundërshton Serbia por as Rusia, natyrisht se nuk i kundërshton Kosova dhe as Shqipëria. Turqia në këtë rast konsiderohet si një ndërmjetës i pranuar nga të gjithë, ashtu sikur po e luan rolin e ndërmjetësit edhe në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Pavarësisht kalkulimeve të ndryshme, Kosova dhe shqiptarët përgjithësisht në trojet e tyre në Ballkan nuk mund të kenë paqe as prosperitet pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Amerika në momentet kyçe historike ka qenë në mbrojtje të Shqipërisë, të Kosovës dhe të shqiptarëve përgjithësisht.

Forcat liridashëse të Kosovës, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet ta përkrahin fuqishëm mocionin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Komandantit të Dukagjinit të kohës së Luftës sonë Çlirimtare dhe fitimtare, për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, e cila po bart mbi vete një  papërgjegjësi të madhe historike, që mund të shkaktojë një tragjedi të re në Kosovë dhe përgjithësisht në Ballkan, sepse Rusia i frikësohet Amerikës dhe aspak Gjermanisë e Francës, e krejt pak Anglisë.

Një papërgjegjësi po kaq të madhe kanë edhe dy partitë e mëdha opozitare, PDK  e LDK, të cilat lavdërojnë e përbetohen për Amerikën, por kanë zgjedhur të bëjnë spektatorin e situatës, të pasigurt për finishin e Albin Kurtit e të Vetëvendosjes.  Ato sikur presin që Kurti të japë dorëheqje, apo ta rrëzojë dikush tjetër, në mënyrë që vetë mos lagën fare.  (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …