Disa studentë kanë kërkuar sot drejtësi për Agon Musliun me vendosjen e fotografive të tij në sheshin para qeverisë

Disa studentë kanë kërkuar sot drejtësi për Agon Musliun me vendosjen e fotografive të tij në sheshin para qeverisë

Disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë vendosur sot në shesh fotografi të Agon Musliut, 26-vjecarit nga Gjilani që ndërroi jetë gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte. Para mediave pas aksionit, nga ky grup i studentëve kanë deklaruar se janë të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve. “Jam student në Universitetin e Prishtinës, vijë nga qyteti Gjilanit, kemi marrë një iniciativë për kolegun tonë Agon Musliu, që ndërroi jetë para pak javësh, jemi të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve dhe me masat e rrepta që i kanë marrë ndaj studentit”, tha njëri nga organizatorët. Të njëjtit kanë sqaruar se nuk janë nga ndonjë parti politike apo organizate mirëpo, vetëm studentë që kërkojnë drejtësi për këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …