Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë diskutuar dje lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe disa prej tyre kanë kërkuar që të vendosen masa ndaj Serbisë, nëse dëshmohet lidhja e saj me sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Sipas burimeve diplomatike të BE-së, duhet vënë sanksione nëse dëshmohet roli i Serbisë në dërgimin e armatimit në territor të Kosovës, i gjetur së fundi nga policia e Kosovës në veri. Ajo që ka ndodhur të dielën në veri të Kosovës, sasia e armëve që është gjetur, dhe informacionet që po i marrim nga terreni vazhdimisht, janë duke e ndryshuar lojën, kanë thënë burimet brenda BE-së. Gjatë diskutimit është thënë të jetë shprehur mbështetje e plotë ndaj Lajçakut për vazhdim të dialogut mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Radha e fundit i dialogut të nivelit të lartë, i mbajtur më 14 shtator, ka përfunduar pa ndonjë rezultat.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …