Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Deçanit, të datës 31.05.2021, për Formimin e Grupeve punuese për organizmin e debateve publike, të Qarkores Buxhetore 2022/01, Kuvendi i Komunës së Deçanit në bashkëpunim me Ekzekutivin e Komunës, shpallë njoftimin për:
DISKUTIM PUBLIK ME QYTETARË
Për Qarkoren Buxhetore 2022/01
Diskutimi publik do të mbahet me datë 17.06.2021( e enjte) në ora 11:00
Vendi : Salla e Kuvendit në objektin e Komunës.
Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet mund të paraqitën në takimin publik, pastaj pas takimit mund të paraqiten në Zyrën për Punë të Kuvendit që gjendet në ndërtesën e komunës, kati II-të. Gjithashtu komentet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në: [email protected]/.
Ky diskutim publik është i hapur për të gjithë qytetarët e Deçanit, shoqërinë civile, gazetarët etj.