leoni

Diskutim Publik për Planin e Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për Vitin 2025

Komisioni për hartimin e planit të punës së Kuvendit komunal të Vitisë për vitin 2025, ka mbajtur sot një diskutim publik rreth aktiviteteve dhe seancave të rregullta që parashihen të mbahen në vitin e ardhshëm. Kryesuesi i Kuvendit komunal Bekim Azizi, tha se në bazë të këtij plani, parashihen të mbahen 11 seanca të rregullta dhe 3 seanca solemne të cilat do të mbahen në datat simbolike siç janë 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, 14 Qershori – Dita e Çlirimit të komunës së Vitisë dhe 5 Maji – Dita e Dëshmorëve. Përveç kësaj, janë planifikuar edhe diskutime të ndryshme për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën dhe çështjet sociale, raporteve 6 mujore të kryetarit të komunës, miratimi i buxhetit, shqyrtimi e miratimi i rregulloreve si ajo për taksa, ngarkesa dhe gjoba etj, tha Azizi. Gjatë diskutimit publik, të pranishmit, si nga përfaqësues të shoqërisë civile e po ashtu edhe qytetarët, kanë pasur mundësinë të japin sugjerimet e tyre për përmirësimin e planit të punës, duke e bërë këtë një proces gjithëpërfshirës dhe më transparent.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bashkohet “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Me rastin e kremtimit të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari Bashkisë së Tiranës z. …