Diskutime të shumta për Projekt- Rregulloren për institucionet edukativo-arsimore  ne Ferizaj

Gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës në Ferizaj, është mbajtur konsultimi publik për Projekt- Rregulloren për institucionet edukativo-arsimore  ne Ferizaj. Në hapjen e këtij konsultimi drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, ka thënë se kjo rregullore është dashur të përditësohet me vet faktin se ka ndryshime të shumta në ligjet e arsimit dhe në shumë udhëzime administrative. “Ne kemi pasur një rregullore në vitin 2014,  e cila ka qenë e miratuar nga Kuvendi i Komunës dhe me kalimin e kohës prej atij vitit deri në vitin 2022, kemi një periudhe kogja të gjatë që nuk është ndryshuar dhe është dashur që të intervenojmë duke u bazuar edhe në udhëzime administrative që  kanë ndryshuar nga Ministria e Arsimit”, ka thënë Llabjani. Për këtë projekt-rregullore, ka diskutuar drejtorët dhe sekretaret  e shkollave të Komunës së Ferizajt të cilët kanë kërkua që të ndryshohen disa nene të kësaj projekt-rregullore , e cila u konsiderua si shumë  e nevojshme për ta. Projekt- Rregullorja për institucionet edukativo-arsimore  në Ferizaj, do të jetë në konsultim publik deri me datën 6 janar, ku vërejtët dhe sygjerimet mund t’i përcjellin edhe në email adresat: [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …