leoni

Shtime

Diskutimi Publik me qytetaret e Komunës së Shtimes mbahet me 19 shtator

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Shtimes se Kuvendi i Komunës ka marrë Vendim që të nxjerrë në Diskutim Publik për 15 ditë:

  1. Propozim-Buxheti i Komunës së Shtimes për vitin 2017,
  2. Propozim-Rregullore për taksa, tarifa dhe gjoba për vitin 2017,
  3. Propozim-Rregullore Komunale për Tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2017,
  4. Propozimi për ndarjen e subvencioneve dhe transferve sipas buxhetit të vitit 2017.

Prandaj ftohen qytetarët e Komunës së Shtimes që të marrin pjesë, me qëllim që të kontribuojnë me diskutimet e tyre në këtë debat.

Debati publik me qytetarë do të mbahet në sallën e Kuvendit (kati përdhesë) të hënen me 19 shtator 2016 në ora 15:00.

Materialin mund ta merrni në zyrën nr. 48 si dhe në web-faqen zyrtare: kk.rks-gov.net/shtime, tek linku Draft-Dokumentet

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …