Në ambientet e Komunës së Ferizajt, u mbajt takimi i radhës i Mekanizmit Koordinues Ndërinstitucional kundër Dhunës në Familje, në përbërjen e së cilës përfshihen institucione të shumta si Policia e Kosovës, Gjykata Themelore, Prokuroria Themelore, Strehimorja “Shtëpia ime”, Spitali Rajonal në Ferizaj, Qendra e Shëndetit Mendor, Qendra për Punë Sociale, Qendra e Punësimit, Zyra për Shërbime Juridike Falas, Grupi i Grave Asambleiste, OSBE e institucione tjera nën koordinimin e Komunës së Ferizajt.
Drejtues e përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë, si Komandanti i Stacionit Policor në Ferizaj, Ismet Dervishi, gjyqtari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Adem Shabani si dhe prokurori nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Avdullah Abedini, potencuan të dhënat mbi rastet e paraqitura të dhunës në familje në institucionet përkatëse si dhe veprimet e ndërmarra përkitazi me këto raste, ku evidentohet një efikasitet i lartë i trajtimit dhe zgjidhjes së rasteve të tilla të paraqitura pranë organeve të sigurisë dhe të drejtësisë.