leoni

Diskutohen të arriturat e punës së infermierëve ferizajas 2019-2022

Është mbajtur tryezë diskutimi me temën “Të arriturat e punës ekipore në infermierinë ferizajase 2019-2022”, aktivitet ky i organizuar nga Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, në bashkëpunim me drejtuesit e Qendrës së Mjekësisë Familjare, kryeinfermierët e QKMF-së si dhe me zyrën e drejtorisë së Infermierisë së Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj dhe delegatet e OIK-ut. Hapjen zyrtare të këtij takimi e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini,  i cili e ka vlerësuar tejet lart kontributin e të gjithë infermiereve ferizajas për gjatë kësaj periudhe. Ai ka thënë se infermieret luajnë rol shumë te veçante në shëndetësinë ferizajase dhe kërkojnë një trajtim edhe më të mirë nga të gjithë. Të pranishmëve me nga një fjalë rasti i janë drejtuar edhe nënkryetar i OIK Xhemajl Dugolli, zv. drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekisë Familjare Dr. Afrim Abazi, drejtori klinik nga spitali i përgjithshëm Dr.Nazim Dauti dhe koordinatori i QTMF-së në QKMF e Ferizajt, Dr. Afrim Abazi. Pas këtyre fjalimeve tryeza  ka vazhduar me prezantimin e  punimeve nga infermieret, Selim Bega- kryeinfermieri i QKMF, Linda Viqa-Shabani- drejtoreshë e infermierisë se spitalit te përgjithshëm, Ali Shaqiri , koordinator i EVP në QKMF. Poashtu me prezantimet e tyre kanë vazhduar edhe delegatët e OIK nga Ferizaj, Bashkim Mehmeti, Violeta Metushi, Behrije Vishi, Aferdita Mustafa, Agim Hajdini dhe Rexhep Jakaj. Në këtë tryezë kanë marrë pjesë rreth 100 infermier nga katër institucionet shëndetësore  ferizajase.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …