Diskutohet implementimi i aktiviteteve nga Agjenda e Kontratës Sociale

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një takim ne mes Komunës së Ferizajt si dhe përfaqësuesve të implementimit të Agjendës së Kontratës Sociale.

Në këtë takim është diskutuar në lidhje me procesin e implementimit të aktiviteteve të Agjendës së Kontratës Sociale lidhur me fillimin e procesit të implementimit të aktiviteteve si dhe identifikimin e sfidave.

Me një fjalë rasti të pranishmëve ju është drejtuar shefi i Kabinetit të Kryetarit Albion Sherifi, i cili ka thënë se ky projekt ka pasur një rëndësi shumë të madhe për qytetin e Ferizajt. Ai ka thënë se përmes kësaj është arritur të të realizohen edhe shumë projekte më rëndësi për qytetin tonë.

Nga ana tjetër, Vjendita Musliu -Këshilltare për Qeverisje në kuadër të USAID-it ka dhënë një vështrim të përgjithshëm lidhur me aktivitetet që kanë dal nga Agjenda e Kontratës Sociale dhe prezantimi i metodologjisë për monitorim.

Në këtë takim drejtoresha e Financave të Komunës së Ferizajt, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka folur në lidhje me implementimin e buxhetimit me pjesëmarrje si mekanizëm i pjesëmarrjes publike.

Në fund të këtij takimi është diskutuar edhe progresi, sfidat dhe rrugët përpara lidhur me implementimin e Agjendës së Kontratës Sociale- Implementimi i çështjeve si dhe reflektim nga përfaqësuesit të grupeve të qytetarëve dhe zyrtarët komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë dhe Krivo Palanka rikthejnë bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me komunën …