Diskutohet për bashkëpunim rajonal në fushën e shërbimeve publike dhe emergjencave

Iniciativa e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për të konsoliduar një raport të qëndrueshëm bashkëpunimi me komunat pjesë të Rajonit të Ferizajt, me qëllim të menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe ofrimin e ndihmës njëra-tjetrës, ka shënuar hapin e parë. Paraditen e së premtes, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili ka pritur në takim homologët e tij nga Komuna e Kaçanikut, Shtimes dhe Hanit të Elezit. Në këtë takim u diskutua për një varg çështjesh dhe problematikash me të cilat ballafaqohen këto sektorë komunal në komunat përkatëse. Theks i veçantë në këtë takim u vu mbi rolin aktiv në bashkëpunimin rajonal në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore, siç ishte pak kohë më parë një gjendje emergjente në Komunën e Ferizajt, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut dhe breshërit, po ashtu, u diskutua edhe për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave përgjatë hapësirave/rrugëve që kufizojnë këto komuna, pastrimi i lumenjve si masë parandaluese e vërshimeve, organizimi i ndërmarrjeve publike rajonale ku kanë aksione edhe komunat përkatëse, siç janë ndërmarrjet “Pastërtia” dhe “Bifurkacioni”, asistimi i ndërsjellë në rastet e fatkeqësive nga zjarri, aty ku komunat kanë kapacitetet e zvogëluara, gjegjësisht intervenimet e përbashkëta nga brigada e zjarrfikësve, sidomos në këtë periudhe vere ku zjarret mund të shfaqen në zonat malore përgjatë Rajonit të Ferizajt si dhe çështje të tjera të menaxhimit me shërbimet publike, si mundësi për shkëmbimin e përvojave ndërmjet komunave. Drejtori i shërbimeve publike dhe emergjencave në Ferizaj, falënderoi për takimin homologët e tij nga komunat Kaçanik, Shtime dhe Hani i Elezit, duke i siguruar se këto takime do të jenë të shpeshta në koordinim të plotë edhe me Kryetarët e Komunave përkatëse për të parë mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi dhe koordinimi në ofrimin e ndihmës njëra-tjetrës për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …