Pas vizitës tek Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, zëvendësambasadori i Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, kanë vizituar edhe kompaninë “Oxa grup”, me ç‘rast janë pritur nga drejtori gjeneral Naser Hoxha. Pjesë e këtij takimi ishin edhe disa kompani të tjera kryesisht të përpunimit të drurit. Zëvendësambasadori i Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik, në këtë takim të zhvilluar është njoftuar në mënyrë të detajuar për prodhimet që bëhen në Kosovës, për tregun brenda dhe jashtë vendit. Në këtë takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshme të këtyre kompanive për eksportimin e produkteve të tyre edhe në tregun e Hungarisë.