leoni

Diskutohet për integrimin dhe vlerësimin gjinor në Ferizaj

Është mbajtur trajnim me temën “Integrimi gjinor dhe vlerësimi i ndikimit gjinor” i organizuar nga Komuna e Ferizajt respektivisht nga zyra për barazi gjinore dhe të drejta të njeriut në mbështetje të UN Women Kosovë në kuadër të zbatimit të projektit “Gender Equality Facility” .

Besa Çarkaxhiu-Bibaj, zyrtare për barazi gjinore në Komunën e Ferizajt, ka thënë se këto lloj trajnime janë shumë të nevojshme për zyrtarët komunal në mënyrë që gjithsecili të diskutojë në lidhje me këtë temë shumë të rëndësishme.

Është thënë se trajnime të tilla janë shumë të mirë se ardhura për zyrtarët komunal.

Ky trajnim është mbajtur në vazhdën e aktiviteteve të shumta në drejtim të barazisë gjinore, të parapara në Planin Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore (PLVBGJ) 2024 – 2026 të Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politik dhe Financa

Komiteti për Politikë e Financa, i Komunës së Skënderajt udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka …