Diskutohet për sfidat shëndestorë në Ferizaj

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Dr. Kemajl Emini gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim Njësinë për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në kryje me Komandantin, rreshterin e klasit të parë Ryan Jonson me bashkëpunëtoret e tij.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar çështje të shumta se i përket ofrimit të shërbimeve shëndetësore, ku u theksua fakti se këto shërbime duhet të jenë shumë cilësore për qytetarët ferizajas.
Po ashtu, u theksuan sfidat që po kalon Drejtoria e Shëndetësisë, siç janë burimet e kufizuara dhe nevojat për përmirësimin e kapaciteteve të stafit shëndetësor.
Kërkesë e KFOR-it në këtë takim ishte qe stafi shëndetësor të përkushtohet më shumë tek rastet e dhunës ndaj gruas.
Pjesëmarrësit e takimit ndanë perspektiva dhe ide për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në fushën e shëndetësisë, duke siguruar që qytetarët të kenë akses në shërbime shëndetësore të cilësisë më të lartë, përmes një partneriteti të qëndrueshëm dhe të përkushtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim Kryetarin e posazgjedhur të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega në Ferizaj, Afrim Mehmeti

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim kryetarin e posazgjedhur …