Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, u mbajt takim me temë sigurinë në shkolla, ku morën pjesë akterë të rëndësishëm të Policisë së Kosovës, gjyqësorit e prokurorisë, drejtorë të shkollave dhe nga ana e Komunës, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani. Në këtë takim, u diskutua për hapat e ndërmarr deri më tani me qëllim përmirësimin e gjendjes së sigurisë në shkolla, kurse nga të gjithë të pranishmit, gjendja e sigurisë në shkollat e Ferizajt u vlerësua e qëndrueshme. Drejtori Llabjani bëri të ditur një sërë veprimesh të ndërmarra me qëllim rritjen e sigurisë në shkolla, duke çmuar bashkëpunimin me organet e sigurisë por edhe të gjithë akterët tjerë në fushata të ndryshme sensibilizuese.