Diskutohet për themelimin e drejtorive të reja komunale

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu mbajti dy diskutime publike të ndara me qëllim diskutimi me akterët kyç për themelimin e drejtorive të reja komunale, përkatësisht themelimit të Drejtorisë së Sportit dhe Rinisë, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe Drejtorisë së Inspektoratit, propozime këto që kanë kaluar fazën e parë për diskutim publik në Kuvendin e Komunës, sipas propozimit të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu. Nënkryetari Aliu, njoftoi pjesëmarrësit me këto propozime dhe synimet që ka ekzekutivi komunal me themelimin e këtyre drejtorive, ku do të riorganizohet puna në një pjesë të administratës komunale, si dhe do të ndikoj dukshëm në rritjen e ofrimit të shërbimeve dhe organizimeve komunale në këto sektorë, me ç’rast edhe u pranuan propozimet e të pranishmëve për themelimin dhe funksionimin e drejtorive të reja komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Sot për tokën, çdo ditë për të ardhmen!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me fëmijët e çerdhes “Tulipanët” në …