Diskutohet peticioni i dorëzuar në Kuvendin e Ferizajt për stadiumin e ri të qytetit

Është mbajtur mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, në të cilën ka marrë pjesë Kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarë të kuvendit. Në këtë mbledhje janë diskutuar pika të shumta të rendit të ditës, ndërsa u diskutua edhe për peticionin e qytetarëve të cilët kërkojnë që stadiumi i ri i qytetit të ndërtohet mbrapa Palestrës së Sporteve “Bill Klinton”. Për këtë pikë të rendit të ditës pati diskutime të shumta, por në fund,  pro këtij peticioni votuan 29 anëtarë të Kuvendit,  ndërsa vetëm  6 të tjerë abstenuan. Pas votimit,  përmes këtij peticioni ju rekomandohet Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, që të fillohen procedurat për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit. Në këtë mbledhje është diskutuar propozim-vendimi për miratimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave. Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili, para anëtarëve të kuvendit ka thënë se kjo rregullore ka kaluar edhe përmes konsultimit me publikun dhe është kompletuar në mënyrën e duhur. Për këtë pike pati diskutime të shumta, por në fund u aprovua me shumicë votash. Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli në këtë mbledhje ka bërë dy propozim-vendimet paraprake  për shpalljen në interes të përgjithshëm të disa ngastrave kadastrale në Neredime të Ulët, 1050-0 dhe 1049-0 me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 1111-0 dhe 1738-0 Z.K. Nerodime e Ulët, pronë e Komunës së Ferizajt, si dhe propozim – vendimin paraprak për këmbim, shpallet interes i përgjithshëm pjesa e ngastrës kadastrale; 489-7 Z.K. Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 489-9 Z.K. Ferizaj, pronë e Komunës së Ferizajt e destinuar për Stacionin e autobusëve. Drejtori, Murseli po ashtu ka bërë edhe propozim-vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesëve të ngastrave kadastrale 228-2 dhe 232-2 Z.K. Prelez i Muhaxherëve, propozime këto që të gjitha morën dritën jeshile nga anëtaret e Kuvendit. Nga ana tjetër, drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, para anëtarëve të KK-së ka paraqitur raportin financiar për periudhën Janar – Qershor 2022. Poashtu në këtë mbledhje anëtarët  e Kuvendit të Komunës kanë diskutuar edhe për  raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Ferizajt për vitin 2021. Në këtë mbledhje drejtori i Drejtorisë së Arsim Afrim Llabjani, ka bërë propozim – vendimin për emërimin e dy anëtarëve të komisionit përzgjedhës nga Kuvendi i Komunës për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave, si dhe ka dhënë edhe një informatë nga Drejtoria e Arsimit në lidhje me fillimin e vitit shkollor 2021-2023.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …