Diskutohet pjesëmarrja e qytetarëve ferizajas në debate publike si dhe funksionimi i Këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu mori pjesë sot në debatin publik me qytetarë në fshatin Pleshinë, në kuadër të fushatës së ndërmarr nga Lëvizja FOL, ku temë e diskutimit ishte implementimi i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale si dhe udhëzimit administrativ për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimit të Komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane. Në këtë takim u sensibilizua rëndësia e diskutimeve publike me qytetarë si dhe specifikisht rëndësia që paraqet procesi i përzgjedhjes së këshillave lokale dhe funksionimi i tyre, debate që nga Lëvizja FOL do të mbahen edhe në qendra tjera të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …