leoni

Diskutohet procesi i dëgjimeve buxhetore në Komunën e Ferizajt

Organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, gjatë ditës së sotme është mbajtur një punëtori me temë-avancimi i llogaridhënies në planifikimin financiar komunal. Në hapjen e kësaj punëtori Afrim Nesreti nga OSBE, ka thënë se kjo punëtori është e një rëndësi shumë të madhe me vet faktin që po diskutohet për llogaridhënien në planifikimin financiar komunal, shpenzimet dhe mbikëqyrjen e komunës. Në këtë punëtori, kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, anëtarët e Komitetit për Komunitete, anëtarë të kuvendit të komunës. Për sfidat e buxhetit komunal për vitin 2024 ka folur nënkryetari Lulzim Aliu, por edhe drejtoresha e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, të cilët kanë sqaruar në mënyrë të detajuar gjithë procesin e dëgjimeve buxhetore, por edhe kërkesat të cila janë shqyrtuar dhe janë inkorporuar në buxhetin e vitit 2024. Anëtarët e Komitetit për Komunitete gjatë këtij takimi, kanë parashtruar edhe një varg kërkesash të cilat pritet të hyn në buxhetin e vitit 2024.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …