Diskutohet Projekt-Plani për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027

Këtë të hënë në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027. Në hapjen e këtij konsultimi drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Arben Halili, ka thënë se plani i menaxhimit të mbeturinave 2023-2027,  është i një rëndësie të veçantë për komunitetin e Ferizajt, i cili është dokument planifikues – strategjik, që adreson zgjidhjen e problemeve në fushën e menaxhimit të mbeturinave në nivel lokal. “Qëllimi i Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Ferizajt 2023-2027, është që të identifikoj dhe ofroj zgjidhje për problemet prioritare për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt, duke synuar në një menaxhim efektiv të tyre, duke i vendosur ato në agjendën e institucioneve përgjegjëse dhe duke marrë në konsideratë në mënyrë të vazhdueshme opinionin e publikut”, ka thënë Halili. Ky dokument në konsultim me publik do të jetë deri me datën 14 mars të këtij vitit, ku qytetarët, mund ti paraqesin kërkesat e tyre edhe  në email adresat; [email protected], [email protected].

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …