Diskutohet themelimi i komitetit konsultativ në Shtime

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Shtimes, OSBE-ja në bashkëpunim me Kuvendin e Komunës së Shtimes, kanë mbajtur një punëtori me zyrtarët komunalë dhe akterët e shoqërisë civile për krijimin e një Komiteti Konsultativ për të Rinjtë.

Në këtë takim ishin prezent anëtarë të Kuvendit Komunal të Shtimes, përfaqësues të shoqërisë civile, Grupi Joformal i Gruas dhe grupe të të rinjve nga OJQ-të rinore. Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe koordinimi në mes të autoriteteve komunale dhe sektorit joqeveritar, bazuar në rolet dhe përgjegjësitë e tyre. Përveç kësaj, të pranishëm në këtë punëtori ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), znj. Flutura Hoxha, e cila prezantoi kornizën ligjore për themelimin e komiteteve konsultative dhe po ashtu informoi të pranishmit lidhur me ndryshimin e planifikuar dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ ekzistues, pjesëmarrjen publike dhe çështje të tjera të ndërlidhura me të rinjtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …