Diskutohet Udhëzimi Administrativ për themelimin e One-Stop-Shop për BRE

Është mbajtur punëtoria e Grupit Punues për themelimin e One-Stop-Shop si dhe  harmonizimin e legjislacionit për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë (BRE) në Kosovë, organizuar nga Projekti Repower Kosova  USAID, të cilën e kryesoi zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj – Gashi, ndërsa morën pjesë përfaqësues ndërinstitucional, akterë në këtë fushë.

Në kuadër të kësaj punëtorie është prezantuar Udhëzimi Administrativ për themelimin e One Stop Shop për BRE të hartuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, dokument për të cilin palët kanë paraqitur komentet  e tyre.

Zëvendësministrja Besa Zogaj-Gashi tha me këtë rast se grupi punues ka qenë i përkushtuar për arritjen e objektivave, ndërsa shtoi se MZHE ka dhënë të gjitha komentet në hartimin e koncept dokumentit për themelimin e One Stop Shop.

“Ne si ministri i kemi dhënë komentet, RePower po ashtu i ka dhënë komentet e veta dhe në fazën që ne kemi hapur diskutimin publik kemi pranuar një koment edhe nga Ministria e Administratës Publike, që lidhet me harmonizimin e legjislacionit sekondar”, tha ajo.

Projekti RePower Kosova ka asistuar MZHE-në për hartimin e Udhëzimit Administrativ për themelimin e ONE STOP SHOP për BRE-të, dhe asistonim i ZRrE-së për të shënuar progres të rëndësishëm në amandamentimin e Rregullës Ekzistuese për Skemën Mbështetëse.

Ndryshe, edhe përfaqësues tjerë institucional kanë dhënë kontributin e tyre për të adresuar çështjet që lidhen me harmonizimin e legjislacionit për OSS.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …