Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së ka vazhduar edhe sot me homazhet te varrezat e të rënëve në Prekaz të Drenicës

Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së ka vazhduar edhe sot me homazhet tek varrezat e të rënëve në Prekaz të Drenicës. Qytetarë të shumtë, figura të larta politike, krerë të institucioneve qendrore dhe atyre lokale kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule mbi varret e të rënëve të familjes Jashari. Në këtë ditë familja e komandantit legjendar Adem Jashari ka hapur dyert e kullës për vizita. Ata u vizituan nga ministri i FSK-së, Haki Demolli, deputetët e PDK-së dhe zyrtarë të komunës së Skenderajt, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe personalitete tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj

Eprori i shquar i UÇK-së, Nasim Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj pushtetarëve

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra …