Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit po vjen në qytetin tënd

Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit po vjen në qytetin tënd!

Qëllimi i këtyre ditëve të informimit është për të informuar publikun lidhur me rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe masat që duhet ndërmarrë për të mbrojtur veten, duke ndryshuar sjelljen dhe duke u përpjekur të ulin nivelin e ndotjes së ajrit. Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit organizohet në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe është pjesë përbërëse e fushatës së ndërgjegjësimit në të gjithë vendin për ndotjen dhe cilësinë e ajrit, promovuar me sloganin ‘Ajër më i pastër për shëndet më të sigurt’. Fushata është një nga aktivitetet kryesore brenda fushëveprimit të projektit “Furnizimi i shërbimeve të menaxhimit të projektit, të menaxhimit të informacionit për cilësinë e ajrit, të ndryshimit të sjelljes dhe i shërbimeve të komunikimit ”(Projekti i Cilësisë së Ajrit), financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) përmes Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) dhe zbatuar nga Konzorciumi NIRAS në mbështetje të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AKMM).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …