Komuna e Junikut gjithashtu iu bashkua kampanjës botërore „Ditës së Pastrimin të Botës“, si mesazh për mbrojtje dhe kujdes ndaj mjedisit. Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, i cili me këtë rast tha se, për një ambient sa më të pastër dhe ekologjik, për Junikun si destinacion turistik, ku qytetarët e saj do të gëzojnë mjedis të pastër dhe të sigurt komuna e Junikut në vazhdimësi po bënë përpjekje, përkrah iniciativave dhe krijon mundësi për minimalizimin e ndotjes së mjedisit. Ne nuk duam të mbrojmë mjedisin. Ne duam të krijojmë një botë ku mjedisit nuk i duhet mbrojte, është shprehur kryetari Kuçi.