Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës u shënua me shumë aktivitete në Komunën e Rahovecit

Me rastin e shënimit të njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit gjatë ditës ka realizuar një sërë aktivitetesh. Fillimisht dita ka nisur me pritjen e mysafireve në zyrën e Kryetarit duke vazhduar pastaj me homazhe dhe nderime nëpër të gjitha vendrëniet dhe pllakat përkujtimore të dëshmorëve të Komunës së Rahovecit. Ceremonia qendrore për shënimin e kësaj dite është mbajtur pasdite, me ç’rast Kuvendi Komunal ka organizuar seancë solemne, në të cilën u propozuan dy pika të rendit të ditës si: Propozimi për shpalljen e shkrimtarit z. Xhevahir Spahiu, “Qytetar nderi”, si dhe

  • Ndarja e mirënjohjeve për ish Kryetarët, e Komunës së Rahovecit, për kontribut socio-ekonomik, qytetarëve për kontributin për liri dhe demokraci si dhe mirënjohje “Post Mortem”.

Propozimi u aprovua nga asamblistët e Komunës së Rahovecit. Për këtë vendim të të Asamblesë, Kryetari i Komunës Smajl Latifi ka falënderuar asamblistët për këtë vendim. Me këtë rast, shkrimtari Xhevahir Spahiu, shpallet “Qytetar nderi” i Komunës së Rahovecit, me motivacion: “Për merita të veçanta për ruajtjen dhe afirmimin e kulturës kombëtare dhe për kultivimin e vlerave të reja letrare”. Në këtë ceremoni, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi,po ashtu ka ndarë mirënjohje për kontributin socio-ekonomik,për ish kryetarët e Komunës së Rahovecit, si:

  • Agim Thaҫi-Ish Kryetar i parë i Komunës së Rahovecit, mënjëherë pas lufte.

  • Esad Haxhijaha- ish Kryetar i parë i zgjedhur nga zgjedhjet lokale në tetor të 2000-ës deri në vitin 2007.

  • Qazim Qeska-ish Kryetar i Komunës së Rahovecit-viti i udhëheqjes 2007 deri 2009

  • Idriz Vehapi-ish Kryetar i Komunës së Rahovecit-viti i udhëheqjes 2013 deri 2017

Mirënjohje për kontributin liri dhe demokraci u ndanë për:

  • Sabahudin Cena

  • Isuf Gashi

  • Ismet Tara

 si dhe mirënjohje post mortem për :

  • Ali Sokoli

  • Samedin Haxhijaha

  • Mehmet Hajdar Morina

  • Mehmet Dina

  • Nysret Cena

  • Mustafë Bajraktari dhe

  • Astrit Thaҫi.

Një fjalën e tij të mbajtur më këtë rast, Kryetari i Komunës Smajl Latifi ka rikujtuar sakrificën edhe kontributin që populli ynë e ka dhënë ndër vite. Aktivitetet kanë vazhduar pastaj me një tryezë diskutimi mes historianëve të komunës së Rahovecit, për nder të 17 shkurtit, Ditës së Republikës së Kosovës! Gjatë këtij takimi, janë paraqitur disa kumtesa kushtuar ditës së pavarësisë dhe vështirësitë të cila ka kaluar populli shqiptar në arritjen e kësaj dite, falë gjakut të dëshmorëve dhe gjithë atyre që kontribuan në lirinë e popullit shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …