Institucionet komunale dhe organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë sot disa aktivitete për shënimin e ditës së veteranit. Sipas Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet me 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Ndryshe, më 30 dhjetor të vitit 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.
Kjo është agjenda e aktiviteteve të sotme:
Komuna e Skenderajt së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari, njëherit Ditës së Veteranit, nderojnë dëshmorët.
Agjenda:
09:45 – Shtatorja e Komandantit Legjendar “Adem Jashari”, në sheshin e qytetit,
10:00 – Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
10:20 – Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë.
Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Malishevë, shënon Ditën e Veteranit me disa aktivitete.
Agjenda e aktiviteteve:
E mërkurë, 30 dhjetor 2020,
Ora: 11:00-Nderime te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari
Ora: 11:30-Homazhe në varrezat e Dëshmorëve të kombit
Ora: 12:00-Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve.