Dita Olimpike në Malishevë

Në Malishevë, organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, është mbajtur Dita Olimpike 2019. Ky aktivitet në Malishevë, është mbajtur në kuadër të shënimit të Ditës Olimpike, në tërë vendin. Në ceremoninë e hapjes së Ditës Olimpike 2019, ishin prezent edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, të cilët edhe i kanë mbajtur fjalimet e rastit dhe kanë bërë hapjen e kësaj dite me rëndësi në sportin vendor. “Uroj të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet dhe uroj që përmes garës që ju zhvilloni të tregoni kulturë të lartë sportive dhe tu tregoni të gjithëve se edhe ne jemi pjesë e këtyre garave sportive dhe kemi talent e cilësi për ta përfaqësuar vendin tonë në olimpiada”, ka thënë nënkryetari me rastin e  hapjes së aktivitetit. Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, ka sqaruar se aktiviteti zhvillohet në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, kurse pjesëmarrës në këtë aktivitet janë fëmijët e pavarësisë, të cilët kanë lindur në vitin 2008, kur është shpallur Pavarësia e Kosovës. Ajo në fund i uroi të gjithë pjesëmarrësit, si dhe i ka falënderuar të gjithë arsimtarët dhe prindërit, që i kanë sjellë fëmijët e tyre, për të qenë pjesë e këtij aktivitetit. Dita Olimpike 2019, është mbajtur në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …