Ditë më parë, u mbajt Festivali mbarëkombëtarë  i këngës për fëmijë “DIAMOND FEST”

Ditë më parë në qytetin e Ferizajt, me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është mbajtur 10 vjetori i festivalit të këngës për fëmijë “Diamond Fest”, ku në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” jehoi zëri i fëmijëve pjesëmarrës nga Ferizaj, Prishtina, Gjilani, Prizreni, Shkupi, Kumanova, Tirana, Berati, Shkodra, Elbasani. Pikërisht në edicionin e 10-të të Festivalit “Diamond Fest”, këtij festivali iu nda çmimi “Krenaria  e Artit dhe Kulturës Shqiptare”, nga Qendra e Artit dhe Kulturës në Shqipëri. Fituese e këtij edicioni u shpall Erblina Haliti nga Ferizaj. Festivali mirëpriti shumë mysafirë, si fituesit e spektaklit “Gjeniu i Vogël”, fituesit e të gjithë edicioneve të festivalit ku dhe u prezantuan edhe një përmbledhje e punës 10 vjeçare.

May be an image of 3 people, lighting and text

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …