Ditëlindja e 79 e veprimtarit të shquar, Profesor Ukshin Hoti, është  shënuar duke bërë përurimin e çmimit më të lartë që ndan Komuna e Rahovecit tani e tutje

Ditëlindja e 79 e veprimtarit të shquar, Profesor Ukshin Hoti, është  shënuar duke bërë përurimin e çmimit më të lartë që ndan Komuna e Rahovecit tani e tutje, Dekoratën Ukshin Hoti. Me këtë rast, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me këtë dekoratë të parin e ka nderua, veprimtarin e dalluar dhe të  burgosurin politik në kohën e pushtimit serb, Dervish Çadraku. Në shtëpinë muze “Ukshin Hoti”, u bë edhe promovimi i këngës më të re të këngëtarit të mirënjohur shqiptar, që i këndon kombit dhe vlerave tona kombëtare, Ilir Shaqiri. Kënga e re e Shaqirit, e titulluar “Tempulli i Lirisë”, i kushtohet patriotit dhe intelektualit krushjan, Ukshin Hoti. Përkundër se janë bërë më shumë se dy dekada që nga zhdukja e tij e dhunshme, për fatin e Profesor Ukshin Hotit nuk dihet asgjë deri në këtë ditë. Përkundër dhimbjes së familjes e të gjithë kombit, trashëgimia e tij atdhetare dhe intelektuale vazhdon ta ndriçojë rrugën tonë përpara.

Lavdi veprës së Ukshin Hotit!

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz në këmbë

 

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …