Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se ditën e hënë duke filluar në orën 10:00, do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse në këtë seancë do të marrë pjesë koalicioni PDK-AAK-NISMA, të cilët kanë kërkuar që të mërkurën e javës që vjen të mbahet një takim konsultativ, në mënyrë që për seancën konstituive të vendoset për të enjten ose të premten. Takim konsultativ me shefat e grupeve ka kërkuar edhe shefi i grupit parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti, në seancën e fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …