Ditën e tetë të fushatës zgjedhore Partia Demokratike e Kosovës e ka nisur në qytetin e Gjakovës. Nga Gjakova kandidati për kryeministër, Kadri Veseli i ka thënë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa se edhe ai duhet të gëzohet kur Amerika dërgon përfaqësuesit e saj në Kosovë, pasi sipas tij kjo është pasuri për vetë shtetin. Veseli ka thënë se koalicioni i mundshëm Mustafa-Kurti është koalicion i izolimit dhe korrupsionit. Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, kandidat për deputet, Hajdar Beqa duke kërkuar votën e gjakovarëve, ka thënë se lista e kësaj partie për deputetë është lista më e mirë e çdo partie politike në Kosovë. “Dega jonë e PDK-së kësaj radhe e ka një listë të kompletuar. I kemi njerëzit e duhur në kohën e duhur për t’i ndihmuar zotëri Veseli për Kosovën… Lista e PDK-së është lista më e mirë që e ka çdo parti e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …