leoni

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të rivlerësohet sa i përket objektivave

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rivlerësohet sa i përket objektivave dhe çështjeve që duhet të diskutohen në Bruksel. “Gjatë këtyre nënrë  viteve, Kosova ka bërë hapa përpara drejt procesit të shtetndërtimit demokratik dhe fitimit të subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar në rast se do t’i referohemi njohjeve ndërkombëtare. Kosova është sot e pranishme në shumicën e forumeve rajonale dhe platformave më të rëndësishme. Por nga ana tjetër nuk mund të mohohet fakti që është i vetmi vend, shtetasit e të cilit nuk lëvizin dot pa viza në hapësirën Schengen. Sikundër, procesi i dialogut i nisur para pak vitesh me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, duket se ka ngecur dhe nuk ka prodhuar frytet që të gjithë do të dëshironin sepse në Bruksel, nuk mund të diskutohet thjesht dhe vetëm Kosova. Dialogu duhet të jetë një proces i dyanshëm ku edhe Kosova do të duhet të ketë çështjet e saj konkrete përkundrejt Serbisë, në të cilat, Bashkimi Evropian do të duhet të luajë një rol më të përcaktuar dhe më të vendosur”, ka saktësuar ministri. Bushati.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …