Hysni Gucati

Djali i Hysni Gucatit thotë se forcat e shtuara në vizitën e babait në Kosovë ishin “spektakël” krejt i panevojshëm

Djali i Hysni Gucatit, Musliu, ka thënë se vizita e babait të tij në Kosovë ishte shumë emocionuese për familjen. Ish-kryetari i OVL të UÇK-së vizitoi babanë e tij të sëmurë në spitalin e Mitrovicës. Ai ishte i përcjellë nga shumë persona, për të cilat Musli Gucati thotë se ishin të tepërta pasi babai i tij nuk e kishte ndërmend të ikte. Kemi qenë të emocionuar pasi nuk kemi pasur rast të tillë. Edhe mosha e prindërve e ka bërë të veten. Tërë ato forca që ishin për ta përcjellë babanë ishin spektakël i tepruar”, thotë ai. Po unë personalisht kam pasur rastin ta vizitoj në qendrën e paraburgimit disa herë. Por procesi për pajisje me viza ka qenë shumë burokratik pasi na ka vështirësuar shumë udhëtimin. Ndoshta në një farë forme donë të na bëjnë të dorëzohemi, por ne ju themi se asnjëherë nuk dorëzohemi. Ata burra kanë dhënë gjithçka për lirinë tonë. Familjarët tonë kanë pasur probleme për vizitë”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …