Djali i kryetarit amerikan, Donald Trump i Riu, ka përkrahur senatorin amerikan, David Perdue, i cili sot ka shkruar se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojnë praninë e ushtarëve në Kosovë, për shkak të qëndrimit të saj shpërfillës ndaj Amerikës. “Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, shkruan ai. Senatori nga Gjeorgjia, kishte shkruar më herët se Uashingtoni zyrtar do të duhej ta rishqyrtonte praninë e vet në Kosovë. Sipas tij, “nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta rishqyrtojnë praninë e saj atje”.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …