Djali i miliarderit, George Soros, zotëriu Aleks Soros, është takuar sërish më kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kësaj radhe në Tiranë. Ai ka postuar një foto me të parin e qeverisë, ku thekson se Edi Rama është njeriu që e shndërroi Tiranën në një nga qytetet më të veçanta në botë. Aleks Soros, është një veprimtar aktiv, sidomos në Ballkanin Perëndimor, ku fondacioni i ngritur nga babai i tij ka financuar shkollime dhe trajnime për shumë nga ata që sot janë politikanë vendim marrës në rajon. Duke festuar Tiranën në Tiranë me njeriun që e shndërroi atë në një nga qytetet më të veçanta në botë”, u shpreh Aleks Gjorgj Soros.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …