Shqiptar Demaçi, djali i Simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçit, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, në mbështetje të Kadri Veselit për kryeministër të ardhshëm të vendit. Veseli, ka shkruar se ndihet krenarë për bashkimin e Shqiptar Demaçit si profesionist në PDK. “Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar. Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, një prej kirurgëve më të shquar, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Shqiptari është i përkushtuar që energjinë e tij ta drejtojë në shëndetësi dhe ambient. Ne jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ne jemi krenarë që Shqiptar Demaçi, profesionist i dhe personalitet shumë i respektuar, u bashkua me ne”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …