Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë retushimi. Para se të fotografohej, i kishte krehur flokët. I kishte ndarë në dysh, majtas e djathtas, në mes kishte lënë një tufë si kokë shqiponje. Edhe nëse ndokush mendon se ajo kishte qenë rastësi, jeta dhe vepra e Aziz Kelmendit treguan se as ai detal nuk kishte qenë i rastësishëm, ashtu si as vepra e tij hakmarrëse, në Paraqin, në zemër të Serbisë.
35 vjet më parë, Aziz Kelmendi, një djalë i ri nga Kosova, ushtar në Armatën e RSFJ-së kishte ndarë mendjen për të hyrë në historinë e kombit, jo vetëm sa për histori, por në radhë të parë duke shpërfaqur urrejtjen, zemërimin dhe hakmarrjen e tij për shokët e ushtrisë, që regjimi jugosllav po i vriste dhe po ua kthente në arkivol familjeve të tyre, në Kosovë. Sa e sa shqiptarë kishte vrarë regjimi gjatë kryerjes së atij obligimi të detyrueshëm, edhe për shqiptarët, të cilët regjimi i keqtrajtonte, në radhë të parë sepse i konsideronte të huaj, pasi Jugosllavia ishte shtet e sllavëve, i shtrirë edhe mbi tokat shqiptare, të cilat i kishte pushtuar qysh në vitin 1912 dhe i mbante nën pushtim me lejen dhe bekimin e të gjitha shteteve të Evropës e veçmas të Rusisë.
E rëndë kishte qenë barra të cilën Aziz Kelmendi, një djalë me origjinë nga Karaçica e Drenicës, kishte ngarkuar mbi supet e tij, për pasojë edhe mbi supet e disa shokëve të tij.
Ai kishte projektuar një hakmarrje, për shokët që po ia vriste regjimi një nga një.
Nuk kishte gjetur mënyrë tjetër për ta ngritur zërin, sepse regjimi kishte shurdhuar e shtypur qindra mijëra zëra shqiptarësh.
Ai kishte zgjedhur ligjin vetanak për hakmarrje, duke e arsyetuar me mendimin e tij me dhe duke arritur në këtë përfundim:
Derisa ju, si Shtet kryeni krime kundër tërë një populli të pafajshëm që kërkon liri, drejtësi e barazi, unë po zgjedh një rrugë paralele për hakmarrje, sepse vetëm këtë mund ta bëj, në këto kushte dhe rrethana.
Nëse nënat shqiptare për ditë po mbulohen në zi për bijtë e tyre, le të mbulohen pak edhe nënat serbe kroate e të tjera.
Nëse ju vrisni në emër të Shtetit Tuaj, dua t’ iu bëj me dije se edhe ne mund të vrasim.
Le të jetë ky një paralajmërim, për t i bërë me dije se Ju e keni nisur me vrasje tinëzare, madje duke e fshehur të vërtetën i fajësoni se kanë bërë vetëvrasje, viktimat që i keni viktimizuar dhe po i viktimizoni!
Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë retushimi. Para se të fotografohej, i kishte krehur flokët. I kishte ndarë në dysh, majtas e djathtas, në mes kishte lënë një tufë si kokë shqiponje. Edhe nëse ndokush mendon se ajo kishte qenë rastësi, jeta dhe vepra e Aziz Kelmendit treguan se as ai detal nuk kishte qenë i rastësishëm, ashtu si as vepra e tij hakmarrëse, në Paraqin, në zemër të Serbisë.
Ahmet Qeriqi
Krojmir
- 9. 2022