Enver Tali

Dje në Çikago të Amerikës, në moshën 84 vjeçare, u nda nga jeta, veprimtari, Enver Tali

Enver Tali ka qenë veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare shqiptare. Ishte mësimdhënës dhe edukator shembullor i brezit të ri, ndërsa për veprimtari të organizuar atdhetare, në Komitetin Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi – me Shqipërinë, së bashku me Kadri Halimin e Ali Aliun dhe shumë të tjerë, u burgos dhe u dënua 5 vjet burg të rëndë. Disa herë u izolua si i përshtatshëm ideopolitikisht dhe i rrezikshëm për RSFJ-në. Në vitet e ’90-ta u detyrua të largohet në Turqi, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin e çështjes së Kosovës. Ai atje hapi Përfaqësinë e Republikës së Kosovës në vitin 1996, zyre kjo që dha një kontribut të veçantë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në Turqi dhe para trupit të huaj diplomatik atje. Përmes kësaj zyreje Enver Tali dha një kontribut shumë të çmuar edhe në mbështetje të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës, në strehimin e refugjatëve, në shërimin e të sëmurëve, por edhe në shkollimin e të rinjve shqiptarë.  Varrimi i të ndjerit bëhet më 23. 6.2016 në Prishtinë. Paraprakisht  prej orës 16.30 – 17.00 – mbahen homazhe në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinë. 17.00 – 17.30 – mbledhje komemorative, po në sallën  Institutit. Në orën 17.30 në Dragodan,  ceremonia e varrimit

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …