Dje në gjykatën Speciale është bërë publike një pjesë nga rrëfimi i dëshmitarit të pestë në këtë gjykim, me numrin 3165

Dje në gjykatën Speciale është bërë publike një pjesë nga rrëfimi i  dëshmitarit të pestë në këtë gjykim, me kodin 3165, pas dhënies së urdhrit të trupit gjykues që palët  të garantojnë publicitet më të madh në procesin gjyqësor kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,  Me rastin hapjes së seancës publike, dëshmitari u përgjigj se kishte qenë 150 metra larg kur kishte parë për herë të parë disa burra me armë zjarri dhe më së afërti kishte qenë diku 3-4 metra. Ai përshkroi këta burra të veshur me uniforma të zeza me maska të zeza në fytyrë duke thënë se kishin pasur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për shkak të mbarimit të orarit të punës, dëshmia e tij u ndërpre për të vazhduar në seancën e sotme. Më pas, mbrojtësi i Kadri Veselit, Ben Emmeson kërkoi që trupi gjykues të nxjerr një urdhër me gojë për pozicionin e prokurorisë lidhur me listën e fakteve të gjykuara. Prokuroria duhet ta rishikoj argumentin që ka dorëzuar sa u takon fakteve të gjykuara dhe të bëj me dije për të cilat fakte të gjykuara kërkon të mbështetet, që të jemi edhe ne në pozitë të ju përgjigjemi, sepse çka ndodhi me dëshmitarin e fundit na detyron ne që të kërkojmë sqarim, të kuptojmë çfarë pozicioni ka prokuroria, sa i takon të gjithë listës së fakteve të gjykuara. Nuk mund të vazhdojmë kështu, që prokuroria ta ndryshoj pozicionin e vetë si i leverdisë’’, tha avokati, Ben Emmerson.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …