Ka përfunduar seanca gjyqësore kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Në Hagë është dëgjuar dëshmitari i dhjetë i Zyrës së Prokurorit, ndërsa dëshmia e tij do të vazhdojë edhe nesër. Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së është dëgjuar në seancë të mbyllur përveç një pjesë të shkurtë ku seanca ka vijuar e hapur për publikun. Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se i ka parë dy trupa të pajetë në një varr por njërin e kanë lënë aty meqë sipas tij ishte person i panjohur. Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre nëntë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur. Gjykimi ka filluar më 15 shtator të këtij viti 2021, ndërsa Salih Mustafa është i pari epror i UÇK-së që po gjykohet në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …