Djegia për të dytën herë e zyrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rasti i Astrit Deharit, ka shkaktuar përplasje në Kuvend mes deputetit, Haki Abazi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Haki Abazi akuzoi ministren Haxhiu se ka dështuar të menaxhojë këtë institucion i cili është nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë. Nëse dikush largohet nga pozicioni i përzgjedhur sepse ka pasur çelësin e një dere, këtu më së paku flasin për drejtësi. Le të del ministrja e të tregoj fakte të dyshimit të bazuar që njeriu që është përcaktuar për drejtor të institutit, ka fakte se ka qenë pjesëmarrës i zhdukjes së mostrave ose ka mundësuar zhdukjen e mostrave. Në reagimin e saj ministrja Haxhiu, e cila tha se nuk po e kupton se pse është kaq “i frustuar” deputeti Abazi. “Nuk gjykova, as nuk bëra hetime as nuk fajësova askënd. Thash kanë qenë katër zyrtarë që kanë pas çelësat dhe rasti është në hetime. Haki Abazi tha se është i frustuar me padrejtësinë. A e dini pse prokurori ka qenë i kujdesshëm në intervistimin tim, sepse Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar një matrapaz në momentin e intervistimit tim që më ka treguar revolen me kërcënim. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha pastaj se kjo çështje është shqetësuese dhe rasti duhet të adresohet.