Djegiet e fundit të Kuranit, kanë përkeqësuar situatën aktuale të sigurisë në Danimarkë dhe Suedi, të cilat e lejojnë djegien e blasfeminë

Djegiet e fundit të Kuranit, kanë përkeqësuar situatën aktuale të sigurisë në Danimarkë dhe Suedi, të cilat e lejojnë djegien e blasfeminë

Policia e Danimarkës është duke shtrënguar kontrollet kufitare pas djegieve të fundit të Kuranit, të cilat kanë ndikuar në situatën e sigurisë, ka thënë Ministria e Drejtësisë në këtë shtet. Vendim të ngjashëm ka marrë edhe Suedia më herët gjatë javës. Aktivistët kundër-islamit në Danimarkë dhe Suedi i kanë dëmtuar dhe djegur disa kopje të Kuranit – libër i shenjtë për myslimanët – dhe diçka e tillë e ka zemëruar botën myslimane dhe janë rritur kërkesat që qeveritë t’i ndalojnë këto veprime. Autoritetet besojnë se është e nevojshme në këtë kohë që ta rrisim fokusin se kush hyn në Danimarkë, në mënyrë që t’iu përgjigjemi kërcënimeve specifike”, ka thënë Ministria e Danimarkës përmes një deklarate. Kontrollet më të ashpra kufitare do të zbatohen fillimisht deri më 10 gusht. “Djegiet e fundit të Kuranit, siç kanë thënë edhe zyrtarët e sigurisë, kanë ndikuar në situatën aktuale të sigurisë”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard. Danimarka, ashtu edhe Suedia, i kanë dënuar aktet e djegies së Kuranit dhe kanë thënë se janë duke shqyrtuar mundësinë e hartimit të ligjeve të reja që do të ndalonin diçka të tillë. Mirëpo, kritikët kanë thënë se vendime të tilla e rrezikojnë lirinë e shprehjes, që u garantohet qytetarëve me kushtetutë. Myslimanët e konsiderojnë Kuranin si fjalë të Zotit dhe dëmtimi i qëllimshëm i librit është shumë ofendues për ta. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …