DKA dhe SHL-Kosova organizojnë debat me biznese të Komunës së Rahovecit

Në objektin e Shkollës së Mesme të Lart Profesionale “Selajdin Mullabazi-Mici”, në organizim të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Rahovec dhe Qendrës Rinore SHL-Kosova, u organizua debat me bizneset e Komunës së Rahovecit. Të pranishëm në debat ishin Avni Morina, drejtor i DKA-së, Vjollca Vuçiterna drejtoresh e SHMLP “Selajdin Mullabazi-Mici, Qemail Krasniqi zyrtar për rini në DKRS-së, Maliq Hoti përfaqësues i zyrës për punësim në Rahovec, profesorë të drejtimeve profesionale të Shkollës, përfaqësues të Institutit të Bujqësisë, përfaqësues të Kooperativa Bujqësore e Grave “Krusha”, biznese të ndryshme si Stone Castlle, M-Sillosi, Elkos Group/ ETC-së, Haxhijaha, Auto Servis Neziri. Në këtë debat u dhanë rekomandime dhe oferta të vlefshme nga bizneset dhe u shpreh gatishmëri e tyre e plotë për të rritur bashkëpunimin me Drejtorinë e Arsimit për avancimin e praktikës profesionale për nxënësit e kësaj shkolle. Kurse DKA dhe SHL-K në vazhdimësi do të përkrahin projekte të cilat kanë për qellim fuqizimin e rinisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …