DKAE ngushëllon familjen me rastin e vdekjes së veteranit të arsimit Fazli H. Thaçi

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës se ka ndërruar jetë Veterani i Arsimit Fazli Hamëz Thaçi nga fshati Shkarashnik të komunës së Malishevës. Mësuesi Fazli u lind me 25.04.942. Ai sot me 18.04.2017 pas një sëmundje në moshën 75 vjeçare ndërroj jetë.  I ndjeri punojë më shumë se katër dekada në procesin edukativo- arsimor duke kontribuar për arsimimin dhe edukimin e shumë e shumë gjeneratave të reja.

Për nder të veprës së tij do të mbahet Akademi Përkujtimore në SHFMU’’ Hilmi Hoti’’ në fshatin Carrallukë,  duke filluar në orën 14:00.

Ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot me 18.04.2017 në orën 17:00, në varrezat e fshatit Shkarashnik.

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit në Malishevë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

Kuvendi Komunal i Skenderajt të premtën ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet …