DKRS në Rahovec, njofton individët dhe OJQ-të  për zgjatjen e afatin për aplikim për Thirrjen Publike për Aplikim për Subvencione për Kulturë, Rini dhe Sport

Njoftohen të gjithë të interesuarit, individët dhe OJQ-të e Komunës së Rahovecit se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Rahovecit ka vendosur që të zgjasë afatin për aplikim për Thirrjen Publike për Aplikim për Subvencione për Kulturë, Rini dhe Sport, me Nr. Prot. 692 të datës 19/02/2021. Afati i fundit për aplikim në Thirrjen Publike zgjatet deri më datë 19.03.2021,  ora 16:00.

Ky vendim ka ardhur për disa arsye, dhe atë si vijon:

– Për shkak të gjendjes së pandemisë COVID-19;

– Numrit të madh të të interesuarve për të aplikuar dhe përfituar nga subvencionet e Komunës së Rahovecit dhe

– Pamundësisë së kompletimit të dokumentacionit nga ana e të interesuarve, për shkak të situatës së pandemisë.

Duke marrë parasysh arsyet e përmendura më lartë, si dhe dhënies të mundësisë të gjithë të interesuarve që të aplikojnë për subvencionet e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, u vendos për zgjatjen e afatit për aplikim të Thirrjes Publike me Nr. Prot. 692 të datës 19.02.2021.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …