Në mbështetje të nenit 4 lidhur me nenin 13 të Rregullores MF-NR-04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve për destinimin e mjeteve nga fondi për transfer dhe subvencione për OJQ të cilat operojnë ne teritorin e Komunës së Rahovecit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, bën këtë:
THIRRJE PUBLIKE PËR KULTURË DHE RINI
Për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekt propozimeve të, OJQ-ve, shoqatave për organizimin e aktiviteteve Kulturore e rinore në Komunën e Rahovecit. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit u bënë thirrje të gjitha, OJQ-ve, Shoqatave të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës dhe rinisë, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zhvillimin dhe masivizimin e kulturës dhe organizimin rinor gjithnjë duke u bazuar në politikat programore të DKRS-së, në Komunën e Rahovecit. OJQ-të, shoqatat në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet propozimet për organizimin e aktiviteteve Kulturore e rinore.
-
OJQ-të, shoqatat– mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në organizimin e fushave Kulturore e rinore , përmes aktiviteteve si më poshtë:
SEKTORI PËR KULTURË:
a)Festivale: Art figurativ, artin letrar, muzikë, folklor, vallëzim etj.;
-
b) Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave kulturore:
aktivitete mujore, fuqizim i krijuesve të rinj, rezidencë artistike, ligjërata dhe hulumtime;
-
c) Muzikë: kompozim i veprës së re, audio-incizim, koncert, fuqizimi i muzikantëve të rinj, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;
-
d) Shoqëri kulturoro Artistike: mbështetje të aktiviteteve vjetore, blerja e kostumeve, blerja e instrumenteve dhe pjesëmarrje në festivale;
-
e) Trashëgimi kulturore dhe turizëm: fushata vetëdijesimi, pjesëmarrje në aktivitete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, hulumtim, promovim i diversitetit kulturor, turizëm kulturor, platforma informative;